Alban Hoxha, portieri i Partizanit dhe i kombëtares shqiptare, është një nga personazhet më të komentuar dhe të vlerësuar në futboll.
Përveç futbollit, Albani është edhe një baba shumë i përkushtuar për djalin e tij, të cilit i dedikon sa më shumë kohë që mundet, duke e marrë edhe në stërvitje herë pas here.
Ai ishte i ftuar sot në ‘Wake Up’, ku foli për raportin me të birin, por edhe marrëdhënien me këngëtaren e njohur, Çiljeta Xhilaga.
“Kjo është një zgjedhje që nuk duam të bëjmë publike, janë gjëra personale. Kështu që nuk kemi çfarë ndajmë me publikun. Si është mëngjesi ynë? Unë u zgjova i pari sot. Stërvitjen e kam herët në mëngjes, kështu që duhet të çohem herët, përveç pjesës që nuk mund të ngrihesh në minutën e fundit dhe të shkosh në stërvitje”, tha Albani.
I pyetur me shaka nëse ia bën ai kafen e mëngjesit Çiljetës, portieri u përgjigj: “Jo jo, deri ta kafja jo. Unë çohem pi kafen te lagjia, nuk bëj zhurmë kur çohem herët, që mos e bezdis”. /noa.al/






