Loading...

Fjalët prekëse Gentian Zenelaj pas lamtumirës së të atit

Gentian Zenelaj ka reaguar përmes një postimi pr ekës, në rrjetet sociale për babanë e tij.

I ati i aktorit të njohur të humorit dhe të Teatrit u nda nga jeta një ditë më parë si pasojë e Covid 19.

Babai i tij hu mbi be tejën me Covid dhe përcjellja për në banesën e fundit është bërë gjatë ditës së sotme, në vendin e lindjes së tyre në Shëngjin.

Duke e thirrur ”Babo” me përkëdheli, Zenelaj shkruan se prindërit nuk vde sin kurrë. Ai tha se kjo ndarje e tij me të atin nuk mund të jetë kurrsesi një lamtumirë.

“Prindërit nuk vd esin kurrë o Babo..Ata rrojnë brenda qelizave tona. Shpirti yt i butë do jetë në jetën tonë përjetë..Kemi jetuar dhe shijuar çdo moment të jetës tënde me ne o Babo. Ti ke bërë atë çfarë unë jam sot”.

“Kanë kujtime tē mrekullueshme edhe Danieli dhe Aria me ty ..me gjyshin e butë e shokun e lojrave ..E pra kjo nuk eshte lamtumirë o Babo..Ke qene dhe do jesh shoku im më i mirë. Keshilluesi më i duruar..Te dua shumë Babo”, shkroi një ditë pas lamtumirës së të atit, aktori Gentian Zenelaj./NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com