Loading...

Enxhi Nasufi akuzon Anxhela Peristeri për lajmin që qarkulloi nëpër media për fituesen e Festivalit

Enxhi Nasufi ishte e ftuar mëngjesin e sotën në emisionin “Ditë e Re” në RTV ORA, ku komentoi lajmin që qarkulloi nëpër media se fituesja e Festivalit të Këngës për këtë vit është shpallur Anxhela Peristeri. Këngëtarja tregoi se e gjithë kjo ngjarje nuk i ka dhënë ndonjë emocion dhe se e ka marrë me shumë sportivitet.

Sipas mendimit të saj Enxhi shtoi se ka qenë Anxhela Peristeri ajo e cila mund të ketë hapur këto thashetheme në lidhje me fituesin pa u bërë ende Festivali.

“As nuk më pëlqejnë, as nuk më japin ndonjë emocion që të më prishin ndonjë punë të madhe. E kam thënë dhe e përsëris ka shumë portale “allasoj” që as media online nuk janë, sepse nuk janë profesionistë janë thjesht disa njerëz që duan disa klikime.

Dhe e dyta që ta përfundoj, e kam thënë dhe e rithem, nuk më pëlqen energjia dhe ajo nisma e një artisti për ta shpërndarë emrin lart e poshtë.

Ka shumë artistë që flasin lart e poshtë dhe kjo nuk është gjë e mirë, mendoj unë. Ne si artist duhet të respektojmë njëri-tjetrin.

Nëse ti realisht ke një pretendim të madh, mund të jesh këngëtare shumë e mirë, ke një këngë shumë të mirë dhe mund ta marrësh, mund të ndodhë nuk ke pse flet aspak lart e poshtë për asnjë gjë.

Jo vetëm Anxhela, por askush. Nuk ke pse nxjerr fjalë të tilla dhe ti në këtë mënyrë injoron dhe artistët e tjerë dhe nuk rrit as nivelin tënd njerëzor as atë artistic”, tha ajo. /noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com