Loading...

Elvana Gjata uron gjysmën e saj për ditëlindje: Ti je gëzimi im

Për këngëtaren Elvana Gjata dita e djeshme ishte e veçantë, pasi një njeri special për të kishte ditëlindjen. Bëhet fjalë për motrën e saj, Migenën, të cilës këngëtarja i dedikoi fjalët më të bukura.
Elvana ka publikuar disa video, teksa krahas ka shkruar: “Përgjithmonë krenar deri në frymën timë të fundit. Ditët më të bukura duke kënduar me ty. Të dua me gjithë zemër. Gëzimi im.”

Një ditë më parë, Migena ndau një fotografi të vjetër ku shfaqej së bashku me Elvanën, ku shkruante se e ka ndjerë shumë mungesën e njeriut më të ëmbël dhe se këngëtarja ka arritur ta surprizojë edhe sot si gjithmonë.
“Më mungonte shumë motra ime, që është njeriu më i ëmbël që dikush mund të ketë në jetën e tij. Ajo do të qëndrojë para derës pa asnjë njoftim… vetëm për të më surprizuar mua. P.s Si zakonisht”, ka shkruar Migena.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com