Pandemia Covid-19 mbetet shqetësimi kryesor në të gjithë botën.
Por mesa duket do të mësohemi me të edhe në vitin që po vjen.
Astrologu Jorgo Pulla mes shumë gjërash që janë konfuze aktualisht në botë tha se njerëzimi do të mësohet me shumë fenomene natyrore sikur janë të rmetet.
“Në 2021 do kemi ndryshime madhore në rang global, do dëgjojmë gjëra që nuk i kemi dëgjuar më parë, por kujdes duhet të bëjnë ata që nuk janë të sigurt për diçka. Do mësohemi me tërmetet, me covid-et, do mësohemi me shumë gjëra. Por, në 2021 do dimë çfarë duam”.
Jorgo ishte i ftuar në programin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ku foli pikërisht për këtë gjë.
Ai tha se nuk duhet të ngatërrojmë astrologjinë me pandeminë.
‘Astrologjia nuk jep (konkluzione) për pandeminë. Çdo gjë ka ilaçin e vet, çdo gjë që del ka substancën e vet që e shkatërron”, – tha ai.
/NOA.al