Loading...

Arti në zi/ Ndërron jetë muzikanti i njohur

Është nd arë sot nga jeta në moshën 98 vjeçare, Ivry Gitlis violinisti virtuoz i njohur globalisht,. Familja e tij bëri të ditur se violinisti nd ërroi jetë në Paris.

Vd ekja e këtij muzikanti që ka luajtur në sallat më prestigjioze dhe me orkestrat më të mëdha, ndodhi sot, theksoi një prej katër fëmijëve të tij, David Gitlis.
Ambasador i vullnetit të mirë të UNESCO-s, ky izraelit me banim në Francë kishte një vend të veçantë në botën e muzikës klasike, i njohur për interpretimet e tij, ndonjëherë atipike, për repertorin. Ai ndjehej mirë në muzikën xhaz apo muzikën cigane.

Violonçelisti, Gautier Capuccon shprehu në rrjetet sociale tri shtimin e tij të pamasë pas vde kjes së kësaj legjende të violinës, ndërsa vëllai i tij, Renaud Capuccon përshëndeti “një yll për të gjithë violinistët”, i fundit i Carëve të violinës kaloi në shekullin e XX.

Artisti i parë izraelit që interpretoi në ish-Bashkimin Sovjetik në 1955, themelues i festivaleve të shumta (në Vence, Menton, Saint-André-de-Cubzac, etj) ai ishte gjithashtu një mbrojtës i flaktë i procesit të paqes izraelo-palestinez.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com