Aktorja ikonë në Itali, e njohur gjerësisht edhe nga publiku shqiptar, Ornella Muti, ndodhet për një vizitë në Tiranë.
Ajo është pritur sot nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i dhuroi aktores simbolin e kryeqytetit, “Kullën e Sahatit”.
“Kam disa miq shqiptarë, të cilët më kishin thënë se kryebashkiaku juaj është shumë i veçantë. Tani mendoj se je vërtet i tillë, prandaj jam shumë e kënaqur që takoj një kryebashkiak si ju, plot ide të mrekullueshme. Herën e parë që kam ardhur në Tiranë kam qëndruar shumë pak, por tani shoh se qyteti ka pësuar një ndryshim rrënjësor”, – tha Ornella Mutti.
“Po ashtu, edhe Shqipëria ka bërë një përparim të dukshëm. Kjo më duket diçka e mrekullueshme. Ju e meritoni, pas gjithë atyre viteve të vështira”, – u shpreh aktorja italiane.
Veliaj i shprehu mirënjohjen asaj, për kontributin në kinematografi dhe për emocionet që i ka dhuruar të gjithë shqiptarëve, sidomos para viteve ‘90. /NOA.al