Tre infermiere shqiptare dhe dy nga Bullgaria janë vënë në pr angat e po licisë greke, pasi nuk kishin dokumentacionin përkatës për të punuar në institucionet shëndetësore.
Mediat vendase bëjnë me dije se ndalimi i tre infermiereve nga Shqipëria është bërë në spitalin publik të Janinës, “Haxhikosta”.
Sipas burimeve paraprake mësohet se punonjëset e spitalit nuk kishin dokumentacion për të punuar në spital.
Prokuroria e Janinës po vijon hetimet për të mësuar se si ato kishin arritur të punesoheshin në spital pa patur dokumentacionin e nevojshëm.