Për të shtatën ditë me radhë qytetarët, kryesisht të rinjtë, kanë dalë në shesh për të pr otestuar për vra sjen e Klodian Rashës.
Ata kanë dalë në Sheshin “Skënderbej”, dhe vijojnë të kërkojnë largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Po licisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Duket se strategjia e pr otestuesve ka ndryshuar që prej ditës së djeshme ku nuk u shënua asnjë incident.
Ndërkohë, po licia thotë se organizime të tilla, në kohë pandemie, janë të jashtëligjshme.
Sakaq, lidhur me kërkesën për largimin e k ryepolicit Veliu, Kryeministri e tha edhe sot në konferencë për mediat se diçka e tillë nuk ka për të ndodhur. /noa.al/