Loading...

18-vjecarja krijon fustanin e vecantë me mango (foto)

Mango është një frut ekzotik me vlera të veçanta për shëndetin e njeriut.

Por, një 18-vjeçare në Queensland të Australisë e ka përdorur për diçka të padëgjuar më parë.

Jessica Collins përdori rreth 1 mijë e 400 fruta të dëmtuara për të krijuar një fustan klasik mbrëmjeje.

Ajo është rritur në një fermë me mango, dhe ndiente keqardhje se si hidhej dhe kalbej duke shkuar dëm.

“Ne jemi të detyruar të hedhim mbi 5 mijë kg mango çdo vit sepse nuk janë për standard supermarketi. Kështu vendosa të marr mangot, t’i pres në feta të holla dhe pasi u thanë iu dhashë formën që dëshiroja, duke i shndërruar pala për këtë fustan mbrëmje”, tha ajo.

Iu deshën 4 muaj për të përfunduar punën që nisi si një projekt shkollor. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com