Loading...

Zi në familjen Gjebrea, Arditi prek me fjalët: ‘Mjeku që nuk u lodh për askënd’

Pasditen e sotme ndërroi jetë mjeku Shpëtim Gjebrea, i ati i deputetes së PS-së, Elona Gjebrea.

Moderatori dhe këngëtari i njohur Ardit Gjebrea, nipi i të ndjerit, ka ndarë me ndjekësit e tij në ‘Instagram’ lajmin e trishtë, ku i dedikon edhe disa fjalë prekëse.

Arditi tregon se xhaxhai i tij ka qenë shembull i mirësisë.

“Një engjëll tjetër i shtohet familjes Gjebrea, xhaxhai im…”, shkroi Ardit Gjebrea.

“Shembulli i mirësisë, dashuria e bashkëshortes dhe dy vajzave, kujdesi i të gjithëve, mjeku që nuk u lodh për askënd”.

“Në paqe shpirti yt! #shpetimgjebrea”, shkroi Arditi.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com