Surpriza e fanses të quajtur Egi, drejtuar Fatjonit, i përloti të gjithë në “Për’Puthen” në Top Channel.
Surpriza përmbante një shumëllojshmëri dhuratash, të cilat kishin një shpjegim.
Çokollata- për të ëmbëlsuar zemrën e Fatjonit, një shishe verë- për ta hapur kur të gjejë vajzën e duhur dhe një lule- për t’ia dhuruar Anës.
Pasi lexoi letrën, i mbërthyer nga emocionet, Fatjoni u drejtua tek Ana dhe i dhuroi lulen, shoqëruar me një përqafim të ngrohtë, që nënkuptoi paqen mes tyre.
Ndërkohë, pjesa tjetër e studios, nuk i përmbajtën emocionet dhe u panë të përlotur.
Ndër ta, moderatorja Bora Zemani, e cila në pamundësi për të folur, i kërkoi opinionistit Arjan Konomi të “merrte situatën në dorë”.
Bora Zemani: Arjan merr situatën në dorë.
Arjan Konomi: Arriti Fatjoni të më prekte, është moment shumë i ndjerë, të përgëzoj që u ngrite dhe i dhe trëndafilin. Pavarësisht që ne kemi shkëputje goxha të dukshme, publiku nuk dëshiron të na shohë të ndarë.”