Një mrekulli në kohë pandemie mund të konsiderohet rasti i një gruaje në gjendje kome dhe me koronavirus, që solli në jetë dy vajza binjake.
Ka ndodhur në një spital të Birmingham, në Britaninë e Madhe.
Perpetual Uke, konsulente e reumatologjisë në qytetin e Birmingham-it, filloi të ndihej keq në fund të muajit mars.
Më pas u shtrua në terapi intensive, me ventilator dhe u fut në gjendje kome të induktuar për ta ndihmuar atë të rikuperohej. Foshnjat lindën me prerje cezariane, më 10 prill ndërsa ishin 26 javëshe.
Gruaja qëndroi në koma edhe për 16 ditë të tjera. /noa.al/