Demokrati Joe Biden u zgjodh presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas një garë të ashpër me republikanin, Donald Trump, i cili synonte të merrte edhe një mandat të dytë.
Urimet në adresë të demokratit kanë qenë të shumta, mes tyre edhe kancelarja gjermane Angela Merkel.
Merkel deklaroi se miqësia e Berlinit me SHBA-në është jetike.
“I uroj atij fat dhe sukses nga thellësia e zemrës sime dhe gjithashtu uroj Kamala Harris, gruaja e parë që u zgjodh zëvendëspresidente e vendit të saj. Unë pres të punoj me presidentin Biden në të ardhmen.
Miqësia jonë transatlantike është e pazëvendësueshme nëse duam të kapërcejmë sfidat e mëdha të kësaj kohe”, shkruan Merkel në një deklaratë në Twitter.