Një protestë e mbështetësve të Trump është parë në një vend të numërimit të votave në Detroit, ku fletët e votimit të vlefshme vazhdojnë të numërohen.
Ndërsa protestuesit kërkuan hyrjen në ndërtesë për të vëzhguar numërimin e votave, ata brohorisnin, “Ndalo numërimin”.
Zyrtarët e zgjedhjeve janë zotuar të numërojnë çdo votë të vlefshme të hedhur deri në ditën e zgjedhjeve në Michigan, ku Joe Biden ka kaluar përpara në një epërsi të ngushtë ndaj Trump.
Ndërkohë në SHBA, ka nisur një përplasje e fortë! Ende pa mbaruar numërimi i votave, Presidenti Donald Trump u ka bërë thirrje qendrave të votimit që të ndalojë votimi në Pensilvani, Michigan dhe Wisconsin.
Në foltore, në Shtëpinë e Bardhë, Trump teksa shpalli paraprakisht fitoren dhe u bëri thirrje mbështetësve të tij që të përgatiteshin për festë gjigante, kërkoi nga Gjyakata e lartë që të ndalej votimi.
Ai e konsideroi një vjedhje votash avancimin e rivalit të tij Joe Biden që deri më tani ka marrë 248 vota elektorale. Biden u tregua i gatshëm të përballet në gjyq me të.