Loading...

Manjola Nallbani sjellë këngën e re në bashkëpunim me një këngëtare të vogël nga Kosova

Ditën e djeshme Manjola Nallbani ka sjellë këngën e re në bashkëpunim me një këngëtare të vogël nga Kosova, Fortana Pacolli.

Kënga quhet “Gjuha e shpirtit”, një këngë patriotike dedikuar atdheut.

Muzika dhe teksti janë punuar nga Eriona Rushiti, kurse në çifteli Tonin Haxhia.

Fortana Pacolli ka lindur në Lugano të Zvicrës, është 12 vjeçe, në klasën e shtatë.

Ka filluar të merret me muzikë që në moshën 5-vjeçare, ku së pari ka filluar me violinë dhe është mbesa e politikanit të njohur në Kosovë, Behgjet Pacollit.

Deri tani Fortana ka realizuar dy këngë, një në vitin 2016 “Urime përvjetori” dhe një këngë tjetër në vitin 2018 “Ylli im”.

Fortana merret edhe me pikturë, ka marrë pjesë në disa konkurse nacionale dhe internacionale dhe ka fituar edhe çmime speciale.

Manjola dhe Fortana kanë qenë të ftuara në emisionin Rudina në Tv Klan, ku kanë folur më gjatë rreth këtij bashkëpunimi.

Manjola ka treguar gjithashtu se si lindi idea që këtë këngë ta realizonte me Fortanën.

Manjola Nallbani:

Isha në një koncert humanitar pas tërmetit në Zvicër dhe aty takova disa shqiptarë që po diskutonim këtë gjë që koncertet dikur ishin plot, ndjeshmëria e të gjithë atyre që kishin ikur është shumë e lartë. Po thoshim që lindin fëmijët, rriten këtu, integrohen dhe janë pak më të distancuar nga origjina dhe unë thashë jo, ka shumë familje që i kanë rritur fëmijët me dashurinë e madhe për vendin e nënës dhe babait. Kur erdha këtu kisha një ndjesi që duhet një gjë të tillë. Shqipëria dhe shqiptarët është ndryshe nga kombësitë e tjera, njerëzit ikin me kokën mbrapa se lënë prindër dhe të afërm për arsye ekonomike etj.

Rudina Magjistari:

Si u njohe me Tanën?

Manjola Nallbani:

Me familjen e Tanës kam pasur miqësi dhe e kam ditur që vajzat këndonin shumë bukur. Tana ishte më e talentuar në të kënduar dhe duke iu referuar asaj që thashë më përpara, këto ishin një nga ato familje shqiptare që i kanë rritur vajzat me shumë dashuri dhe për gjuhën dhe për vendin e tyre.

Mamaja e Tanës ka mbaruar shkollën për Letërsi Shqipe shumë e dhënë pas vajzave, Agimi inxhinier dhe duke ditur që këto janë tipike nga ato familje që dhe pse të rritura vajzat jashtë, nuk e kanë humbur për asnjë moment lidhjen me origjinën e tyre.

Mendova që kjo këngë të ketë një fëmijë sepse duhet të ishte ndjesia e prindit që jeton jashtë po kokën e ka mbrapa në vendin e vetë dhe që i thotë fëmijës unë vij nga një vend shumë i bukur dhe do vijë momenti të ta tregoj dhe ndoshta fëmijët do e ndjejnë atë thirrjen e të parëve kur të vijë një moshë.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com