Loading...

Lajm i fundit/ Pacienti me Covid hidhet nga kati i tretë i infektivit

Një prej pacientëve të infektuar me koronavirus, i cili ishte i shtruar në spitalin Covid 1, është vetë hedhur nga kati i tretë i spitalit.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në QSUT. Ngjarja e rëndë u regjistrua pak minuta më parë dhe policia bën me dije se pacienti ka shpëtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 10.11.2020, rreth orës 12:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi R.B., 69 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Po licisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, – thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Deri tani janë 3 pacientë që kanë humbur jetën pasi janë hedhur nga ballkoni i spitalit “Shefqet Ndroqi”, ose Covid 2 te Sanatoriumi./NOA/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com