Loading...

‘Këto këpucët i ke veshur 3 herë’/ Ja si i përgjigjet Bora Zemani fanses

Prej shtatorit, në ekranin e Top Channel nisi transmetimi i “Për’puthen”, që nga një rubrikë e “E diell” u kthye në një emision të përditshëm.

Përtej këtij fakti, një tjetër ndryshim në këtë sezonin televiziv u bë edhe në moderim, që iu besua Bora Zemanit.

Largimi i kësaj të fundit nga “3shat”, emision që moderoi për dy sezone krah vëllezërve Veshaj, shkaktoi jo pak polemika asokohe.

Megjithatë, duket se Bora u përshtat shpejt me televizionin e ri dhe mesa kemi parë në rrjetet sociale po e shijon në maksimum eksperiencën në “Për’puthen”.

Pak më parë moderatorja na ka treguar edhe look-un e ditës së sotme, ku si gjithmonë shfaqet në super formë dhe e kuruar në detaj.

Sot Bora kishte zgjedhur të vinte e veshur bardh e zi, ndërsa flokët i kishte drejtuar, duke paraqitur një look të thjeshtë por shumë të bukur.

Por, siç e dimë ka edhe persona detajistë që kapin gjëra që neve mund të na shpëtojnë. Kështu, një fanse i ka shkruar Borës se këpucët i ka veshur 3 herë.

Ky koment i ka rënë në sy edhe moderatores, e cila ia ka kthyer: “Më shumë se aq në fakt. Nuk jam njeriu që vesh një herë këpucët edhe i hedh.”

E pranojmë se të gjithë e gjejmë veten tek komenti i saj dhe sigurisht besojmë se njerëzit që i kanë këpucët si gjëra “njëpërdorimshe” janë të rrallë
/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com