Prej vitesh, këngëtarja e njohur Ledina Çelo po jeton në Gjermani me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.
Vazhdimisht në rrjete sociale ajo tërheq vëmendjen e ndjekësve me jetën e saj super luksoze, shtëpinë moderne e pushimet e shumta në vende të ndryshme të botës.
Ledina është mama e dy fëmijëve, me të cilën ndan shpesh foto e video në rrjete sociale.
Djali i saj duket se ka pasion muzikën si e ëma, ndaj i është përkushtuar më shumë asaj.
Si një kompozitor i vogël, ai ka shkruar muzikë për këngëtaren duke ia bërë zemrën mal.
“Zemra ime po i kompozon këngë mamës”, shkruan Ledina krahas videos.
Disa ditë më parë, Ledina iu rikthye muzikës duke publikuar një këngë të re, e cila titullohet “C’est la vie”.
Me këtë këngë, ajo i ka hequr mallin fansave të saj, të cilëve i kishte munguar prej kohësh.
/NOA.al