Në ditëlindjen e aktorit të njohur të humorit Bes Kallaku, ku ishin të ftuar mbi 30 personazhë të njohur, e pranishme ishte edhe moderatorja Arbana Osmani.
Mes të ftuarve ishin edhe presidenti Ilir Meta si dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Mes artistëve dhe këngëtarëve, moderatorja Arbana Osmani ishte e ftuar bashkë me partnerin e saj, regjisorin Eduart Grishaj.
Dihet që shumë prej tyre, madje edhe lokali, u gjobitën nga policia pasi nuk respektuan masat anti-Covid. Sipas rregullores së re, nuk lejohen grumbullimet për më shumë se 10 persona.
Pas gj obës, shumë artistë, apo sportistë si Andi Lila, reaguan duke e marrë ose me sportivitet gj obën, ose duke u ankuar ndaj qeverisë.
Pas publikimit të lajmit, ka pasur nga ata persona që kanë komentuar në profilin e moderatores Arbana Osmani, duke e kritikuar atë.
“Je nga të vetmet gazetare që të ndjek që nga kohët e top radio e deri sot, por në momentin kur si person publik u thua njerëzve ‘kini kujdes’ dhe në krahun tjetër shfaqesh në “party” me 30 njerëz a më shumë, sikur del kundra atyre që keni thënë”, – shkroi një komentuese, në foton e fundit të moderatores.
Por në vend të një përgjigjeje, nëse me pjesëmarrjen ajo e ka thyer ligjin e masave anti-Covid, apo nëse policia e ka gjobitur pa të drejtë atë, Arbana Osmani, fajësoi lajmet që qarkulluan lidhur me festën e zhvilluar nga Bes kallaku, për ditëlindje.
“Faleminderit, polemikat e kota ua kemi lënë portaleve me kohë. Përqafime!”, – tha Arbana, shkurt dhe prerë./NOA.al