Bota e futbollit është në z i, kjo pasi është larguar nga kjo jetë, ish-lojtari i njohur senegalez, Papa Bouba Diop.
Ish-futbollisti i kombëtares senegaleze, ka ndërruar jetë në moshën 42 vjeçare.
Ai vuante nga një sëmundje e rëndë, e betejën më të rëndësishme të jetës nuk ia doli dot t’a fitonte.
Diop la gjurmë në kombëtaren e tij, ndersa do të kujtohet për golin në takimin Senegal-Francë (1-0), e cila vlente për ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2002.
Në rang klubesh, Diop është aktivizuar për ekipe si: Grasshopers, Lens, Fulham dhe AEK. /noa.al/