Loading...

Elton Iliriani: ‘Jam çun shumë i mirë, gatuaj shumë mirë, bëj byrek, fasule dhe u puth dorën nënave shqiptare’

Sipërmarrësi i njohur Elton Ilirjani, këtë të martë ishte i ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5”. Ilirjani, premtoi gjatë fjalës së tij se nuk do të shfaqet më i zhveshur dhe se të gjithën e ka bërë si pjesë të një aktivizmi, ku promovoheshin liritë e të drejtat e njeriut.

Ndër të tjera ai theksoi se i kërkon falje mamave shqiptare, që sipas tij me të drejtë janë ndier të fyera.

Ai siguroi nënat se është djalë i mirë, e madje di edhe të gatuajë.

“Jam çun shumë i mirë, gatuaj shumë mirë, bëj byrek, fasule dhe u puth dorën nënave shqiptare. E kam një pishman, sepse ai nuk jam unë, ishte një lëvizje që duhet të ekspozohesha”, tha Ilirjani në Top Channel.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com