Loading...

E rëndë/ I riu gjendet i pajetë në banesë

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Tiranë.

Një i ri 32 vjeç, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike ka prerë damarët dhe për rrjedhojë ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.11.2020, rreth orës 21:20, tek “Komuna e Parisit” në banesën e tij, shtetasi L.I., 32 vjeç, dyshohet se i ndodhur në kushte të rënda psikologjike ka dëmtuar veten duke prerë damarët e duarve, e për pasojë ka ndërruar jetë ( e konfirmuar nga ekipi mjekësor).
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./balkanweb

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com