Këngëtari Gjergj Kaçinari është një emër mjaft i lakuar nga mediat. I ftuar ditën e sotme në emisionin “Show Biz” në RTV Ora ai ka folur për pjesëmarrjen e tij në Festivalin e Këngës, duke mos lënë pa prekur dhe jetën e tij private dhe projektet e reja muzikore.
Gjatë bisedës Gjergji u shpreh se në ditët e sotme po transmetohet muzikë e turpshme sa dhe atij vetë i vjen turp që has muzikë të tillë në ambjentet që frenkuenton.
“Unë e përjetoj pjesën që në media, në çdo lloj media online, radio teleizion, transmetohet muzikë e turpshme.
Mua më vjen turp që has muzikë të tillë, qoftë në makinë radio, apo kudo tjetër.
Por, ti duhet të bësh kompromis me veten kur merr pjesë. Këto janë të mirat dhe të këqijat që ti nuk i shmang dot“, thotë Gjergji.