Ministria e Shëndetësisë bëri raportimin e 24 orëve të fundit, mbi situatën Covid, kur edhe ishte mësuar më herët gjatë ditës se si pasojë e koronavirusit kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit tre persona, nga 6 që u raportuan zyrtarisht pasdite.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 351 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 13,804 që nga fillimi i epidemisë.
Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,560 testime, prej të cilave 423 janë testime jnë kryer për arsye depistimi.
Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 694 qytetarë në 24 orët e fundit
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 412 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 6 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: mjeku 66 vjeçar Ilirjan Draçi, Emanuela Dalipi, 28 vjeçe, si dhe dy gra 61 dhe 76 vjeçe, si dhe një burrë 78 vjeçar nga Tirana, e po ashtu edhe një grua një 63 vjeçare nga Elbasani.
Një 28-vjeçare shtatzënë e infektuar me Covid-19 ndërroi jetë të hënën tek Infektivi
Emanuela Dalipi ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë. Prej një jave ajo qëndronte tek Infektivi, për disa ditë edhe e intubuar, por më pas shfaqi komplikacione dhe mjekët u detyruan të ndërhynin për t’i hequr fëmijën.
E reja kishte pasur komplikacione dhe i ishte nënshtruar një operacioni, prej të cilit nuk mbijetoi as ajo dhe as foshnja.
U shua edhe një mjek
Po ashtu, be tejën me sëmundjen e humbi një tjetër mjek, Ilirjan Draçi. Draçi për vite më radhë shërbeu si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve Nr.1.
“Vazhdon be teja tepër e veshtirë me virusin. Të gjithë kolegë, infermierë, sanitarë, miq dhe shokë, po bëjnë gjithcka për të më shpëtuar jetën. Mbani maska, ruani distancën, lani duart. Një gabim i vogël, ju kushton jetën. Beteja vazhdon……”, shkruante Draçi në postimin e tij në rrjetet sociale, që duket se do të jetë i fundit.
Iku edhe një pedagoge
Virusi i mori jetën edhe një pedagogeje të Universitetit të Tiranës, Irena Bogdani.
Profesoresha e Ekonomikut, Irena Bogdani, 61 vjeçe, ishte pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës.
Lajmi i t rishtë ka prekur kolegë, studentë dhe botën akademike.
Në një mesazh ngushëllimi, ministrja e Arsimit, Evis Kushi shprehet e pikëlluar për humbjen e saj të parakohshme nga virusi i pabesë.
“Për profesoreshë Irena Bogdanin në Universitetin e Tiranës ruaj mbresat më të mira nga shumë konferenca shkencore ku kemi marrë pjesë së bashku. Ajo ishte një akademike e profesioniste shumë e mirë dhe gëzonte respekt tek të gjithë kolegët e studentët”, – tha Evis Kushi. NOA.al