Bes Kallaku feston sot 35-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë speciale e para që nxitoi për ta uruar ishte bashkëshortja e tij, Xhensila Myrtezaj. Ajo ndau në Instagram, disa nga kujtimet më të bukura që ka me Besin dhe i bëri atij një dedikim mjaft romantik.
“Momentet më të lumtura në jetë i kam kaluar me ty dhe prej teje! Sot ti feston 35-vjetorin, por shpirti yt vazhdon të jetë 3.5 vjeç. Ti që nuk lodhesh kurrë, ti që gjithmonë bën më shumë dhe për veten mendon në fund. Sytë më me dritë që kam parë. Kraharori i paqes, aty ku mbështetem pa frikë. Do të më mungoje edhe nëse nuk do të takoja kurrë”, shkruan Xhensila përkrah fotove me Besin.
Ndërkohë ky i fundit ka shkruar disa fjalë në këtë 35-vjetor për njerëzit e tij më të afërt. Pas qindrave mesazheve të urimit, Besi ka falenderuar një për një personat që kanë besuar në të për gjatë gjithë kësaj kohe, duke nisur nga prindërit e deri tek më e vogla, Ajka. Aktori i humorit nuk ka harruar të falenderojë edhe gjithë bashkëfshatarët e tij të Bubqit, duke u shprehur se nuk do e harrojë kurrë se nga vjen.
“Në këto 35 vite jetë. Për gjithçka të arritur dhe gjithçka që më është dhënë, falenderimi i takon vetëm Zotit. Për dhuratën më të shenjtë që mu dha, të japësh buzëqeshje. Në krejt etapat e jetës, në çdo foto ka një histori. Çdo histori ka lotët dhe të qeshurat e saj, gëzimet, sakrificat dhe sukseset.
Atij që do t’i jepet, atij edhe do t’i kërkohet llogari më shumë, thotë Zoti. Në të gjitha stuhitë e kaluara apo edhe në ata që do vijnë, mos harroni se ai ka kontrollin e gjithçkaje. Flm për çdo njeri që ka qenë pjesë e imja krejt këto 35 vite. Flm secilit që ka vënë edhe një copës guri në gjithçka të ndërtuar me mund deri sot! Flm prindërve, motrës, Ijes, dashurisë së jetës Xhensilës dhe lumturisë së jetës, Ajkës, për besimin që kanë në mua. Flm Bubqit, krejt bashkëfshatarëve të mi, njeriu duhet ta vlerësojë nga vjen.
Në fund të ditës kupton se lumturia e vërtetë është në të voglat gjëra. Kjo kohë e tanishme na e ka vërtetuar më së miri se sa e rëndësishme është jeta dhe shëndeti i atyre rreth teje, familjes, prindërve dhe gjyshërve! Lumturia ime varet nga secili prej jush. Bekuar qofshi të gjithë që më ndiqni, ju dhe familjet tuaja miq! Përulësisht, Bes Kallaku. Zoti ju rujt! Faleminderit për çdo urim!”, shkruan Kallaku.
/NOA.al