Loading...

Babai i moderatores së sportit Viloa Spiro, humbi betejën një javë më parë nga Covid/ Moderatorja zemërthyer publikon foto

Babai i moderatores së sportit, Viloa Spiro, humbi betejën rreth një javë më parë nga koronavirusi.

Viola Spiro postoi në Instagram disa foto të rralla me babain e saj kur ishte foshnje, si dhe imazhin e fundit që realizuan së bashku, duke buzëqeshur.

“Do qeshim gjithmonë bashkë si në foton tonë të fundit, babka im …,” – shkroi ajo, duke shoqëruar fjalët me një emoji zemërthyer.

Rodolf Spiro u infektua me COVID dhe shkoi të kurohej në Turqi.

Ai nuk arriti ti mbijetonte sëmundje dhe u nda nga jeta në moshën 63-vjeçare.

Në një postim në Instagram, Viola Spiro shkroi se “ishte e tmerruar dhe e shkatërruar për mënyrën dhe kohën e shpejtë që e humbi babain”, duke zbuluar se “sëmundja e mallkuar” e mori pa i dhënë dot lamtumirën.

Më 2 nëntor ajo dha lajmin e trishtë. “Babai ynë po luftonte me sëmundjen e mallkuar por zemra e tij nuk duroi gjatë. Ajo pushoi ditën e dielë pa na dhënë lamtumirë. Sot e përcollëm për udhëtimin më të gjatë duke u lutur që të jetë i lehtë për të dhe i bukur,”- shkroi moderatorja sportive.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com