Loading...

Aurela Gaçe dedikim special deputetit shqiptar: ‘Edhe sot ka burra patriotë’

Sot në Ditën e Pavarësisë, këngëtarja e mirënjohur Aurela Gaçe, ka vendosur t’i bëj një dedikim special deputetit shqiptar në Kuvendin serb.

Ajo i është referuar thënies së Shaip Kamberit, sot në ditën e Flamurit, duke e bërë atë publik, si një shenjë e lartë partiotizmi nga një politikan.

“Nuk ka diçka më të rëndësishme se identiteti. Mund të kemi para dhe punë, por nëse s’kemi identitet e gjuhë… ky flamur është përdorur nga shqiptarët që nga viti 1443 dhe është më shumë flamur kombëtar se shtetëror”, ka thënë ai, referuar SHAIP KAMBERIT.

Aurela ka ndarë krahas fotos së deputetit mesazhin e saj: “Edhe sot ka burra patriotë”.

“Nuk mund te qëndroja pa e postuar këtë zotëri që ka vendosur Flamurin Kombëtar Shqiptar në Parlamentin Serb, vetëm pak ditë më parë”, – u shpreh Aurela Gaçe.

Shaip Kamberi është deputet i trevave shqiptare të Luginës së Preshevës dhe Bujanovcit, në Kuvendin e Serbisë/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com