Loading...

Aktorja e njohur dhe Sonila Meço kanë një ‘hall’ të madh një ‘fatkeqësi’ të përbashkët

Të punosh në një ambient me bashkëshortin/en, është një tematikë që shihet me skepticizëm nga pjesa më e madhe e shoqërisë, si një bashkëpunim që nuk të jep efikasitet në punë.

E ftuar në Tempora nga Sonila Meço në Rtv Ora, aktorja e humorit, Delinda Disha, tregoi mbi përvojën e saj të punuarit me bashkëshortin.
Sonila Meço: Ne të dyja kemi një fatkeqësi të përbashkët, le t’ia themi publikut, ne të dyja punojmë me bashkëshortët.

Delinda Disha: Dhe unë jam shumë e lumtur për këtë fakt.

Sonila Meço: Kur të pyesin si është të punosh me burrin, duket sikur e kanë përgjigjen brenda. Dhe kur ti u shfaqesh natyrshëm duke u thënë që shiko se është mbështetje, është i rëndësishëm, sidomos për llojin e profesionit që kemi e të bëhet krah në atë që ti bën, kundërpërgjigjia e tyre është një fytyrë që hmm, ose nuk e kuptoke, qenke shumë naive, ose po më mashtron në këtë moment. Tani ta themi troç se jemi dy, si është të punosh me burrin Delinda?
Delinda Disha: Mrekulli. Unë nuk e ndiej fare që jemi në një vend pune me Eldon. Eldo është kostumograf në Klanifornia, dhe gjatë gjithë kohës jemi në diskutime, në debate, për të mirë të punës. E mira është se jemi që të dy energjikë. Thonë që tipat e njëjtë shtyhen, nuk tërhiqen, por me ne ka ndodhur një kimi tjetër, merremi vesh shumë mirë. E kuptojmë njëri-tjetrin dhe pa folur, na mjafton një shikim.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com