Loading...

20 vite diferencë, dashuria nuk njeh moshë/ Futbollisti me ngjyrë fjalë të ëmbla aktores shqiptare:’Një bekim nga Zoti’

Adriana Matoshi konfirmoi para pak ditësh lidhjen me futbollistin afrikan Keith Groeneveld.

Aktorja e cila mbush 41 vjeçe në shkurt rrëfeu se u njoh rastësisht me futbollistin 21-vjeçar dhe se të dy nuk e njihnin njëri-tjetrin. Adriana u përball me një sërë komentesh negative.

Përpos kundërshtisë për shkak të moshës, romanca e aktores ka nxjerrë në pah edhe një tjetër problem, ra cizmin, pasi shumë komente kanë të bëjnë me faktin se Keith është afrikan dhe me ngjyrë.

Ndërkaq, së fundmi Keith ka ndarë një fotografi në rrjete sociale ku shfaqet krah artistes, ndërsa ka bërë dhe një dedikim mjaft për të.

Aktorja e njohur 21-vjeçarin gjatë kohës që ai u bë pjesë e Ferronikelit. Ish futbollisti i Feronikelit, Keith Groeneveld, ka lindur në Belgjikë, por është me origjinë nga Afrika e Jugut.

“Ti je ajo që më falë buzëqeshje, ti je ajo që më kë shtyrë të jem version i një personi më të mirë për veten, ti je ajo që ke besuar në mua më shumë se kushdo tjetër, ti je ajo që unë dua”, shkroi ai në Instagram.

“Ti je e mrekullueshme dhe një person shumë i dashur me një zemër të madhe. Një bekim nga Zoti. Të dua shumë shpirt”, tha futbollisti 21-vjeçar në fjalëd dedikuar partneres Adriana Matoshi, duke konfirmuar kësisoj dashurinë mes tyre.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com