Loading...

Yuri Kim: ‘Të dënohen ata që përdorin postin publik për të pasuruar veten apo partitë e tyre’

Po mbahet sot një konferencë mbi drejtësinë e re në Shqipëri, ku përveç kryeminsitrit Edi Rama dhe zyrtarëve të lartë të shtetit, marrin pjesë edhe ambasadorët e rëndësishëm të vendeve perëndimore, vendet e të cilëve kanë investuar për Reformën në Drejtësi.

Kryeminsitri Edi Rama foli për rëndësinë që ka Reforma në Drejtësi si dhe organet e saj që janë duke u ngritur. – “Nëse SPAK nuk do të ngihej, dhe nuk do të plotësohet, ky do të ishte dështim i madh”, – tha Rama, i cili vlerësoi rëndësinë që kanë vendet partnere, pa të cilët tha se reforma nuk do të kishte pasur progres.

Rama shtoi se SPAK duhet t’i çojë në burg të korruptuarit që i largoi sistemi Vetting.

Në fjalën e saj në këtë konferencë, ambasadorja Yuri Kim ka deklaruar se SHBA do të vazhdojë që të mbështesë Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit duke e cilësuar këtë si një “mal i thepisur”.

Ambasadorja Amerikane ka shtuar më tej se nëse Shqipëria vijon në këtë rrugë do të bëhet një model

“Shoku im Olsi dhe unë shkuam drejt Valbonës për ngjitje. Vendosnim këmbën njëra pas tjetrit duke pritur që miqtë të na thonin një fjalë të ngrohtë në ngjitje”.

“Unë isha gati të dorëzohesha por nuk e bëra dhe ne nuk u dorëzuam. Kështu është edhe Reforma në Drejtësi. Është një mal problemesh i thepisur korrupsioni. Kemi bërë hapa para. Për të pohuar lidershipin e Gjonajt ndoshta keni punë të vështirë por keni qenë këmbëngulëse në këtë ngjitje në mal”.

“Është një shenjë pozitive që Shqipëria diskuton këtë temë për të ardhmen e vendit. SHBA është e përkushtuar për një të ardhme të sigurt të Shqipërisë. Është në interesin tonë që të kemi një aleat që të jetë një gjendje të bëjë vetë pjesën e saj”.

“Qeveria po punon në emër të qytetarëve dhe jo në emër të interesave të ngushta. Meritojnë të kenë besim se paratë po përdoren për të përmirësuar jetën. Këto pengesa përshijnë sektorin e drejtësisë të kapur, gazetarë që janë bërë pale apo janë kërcënuar”.

“Edhe SHBA nuk janë të përjashtuar nga korrupsioni por qeveritë mund ta kufizojnë këtë dhe të ndalojnë pasurimin me detyrën. Shqipëria duhet të fillojë vlerësime të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Do të ketë përherë aktorë të këqinj por të drejtohen në mënyrë siç u takon”.

“Po e bëtë këtë do fitoni besimin e njerëzve. Reforma ka nisur që të tregojë rezultate. Greko tregoi përparim në luftën kundër korrupsionit. Nëse Shqipëria vijon në këtë rrugë do të bëhet një model. Ambasada përmes programeve ka bërë SPAK në fokus të lartë. Jemi të përfshirë në mbështetje të SHÇBA”, – tha Kim.

Ndërkohë edhe Ambasadori Soreca ka thënë se Shqipëria ka bërë hapa para në luftën kundër korrupsionit megjithatë ka shtuar ai duhet ende shumë punë për të ardhur tek standardet evropiane

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka përsëritur sërish thirrjen për arrestimin dhe dënimin e zyrtarëve të lartë.

Ai tha me shqetësim se dënimet e formës së prerë për zyrtarët e lartë kanë qenë të papërfillshme.

Soreca duke se shpresat i ka te institucionet e reja të drejtësisë, përkatësisht SPAK dhe Gjykatat e Posaçme.

“Kemi para një sërë dënimesh për zyrtarë të nivelit të ulët dhe të mesëm. 60% e magjistratëve që i janë nënshtruar vettingut nuk e kanë kaluar”.

“Ka përparime të disa institucioneve të reja në drejtësi, prokurori i përgjithshëm, SPAK. Kemi drejtuesen e BKH. Roli i ILDKPKI është shumë i rëndësishëm për kontrollin e pasurisë. Pavarësisht kësaj korrupsioni vazhdon të mbetet i shtrirë gjithandej dhe vazhdon të jetë shqetësim serioz për BE dhe shtetet anëtare. Duhen dënime të formës së prerë për zyrtarë të lartë që kanë qenë tepër të ulëta”, – tha Soreca.

“Qytetarët duhet të kuptojnë se askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin. Kemi shpresa te SPAK dhe gjykatat. Është premtuese që kanë nisur hetimet për 23 magjistratë të shkarkuar nga vettingu, pjesë e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Hapa pozitivë janë ndërmarrë por lufta duhet të vazhdojë”.

“BE ka investuar më shumë se 20 mln euro për drejtësinë. BE është dakord me përfundimet e GRECO. Por lufta kundër korrupsionit është një luftë e gjithë shoqërisë dhe do të jemi fitimtarë nëse të gjithë përpiqemi së bashku”.

“ Raporti i Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit (GRECO) për Shqipërinë, thekson se vendi ynë ka bërë hapa para në luftën kundër korrupsionit”.

Në një konferencë me faktorët ndërkombëtar, për prezantimin e raportit, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se faktet flasin qartë për ndryshimin e vazhdueshëm që po vijon në lehtësimin e vendit e të qytetarëve nga barra e rëndë e trashëguar e korrupsionit, që po luftohet me reforma e korrigjime sistematike në çdo sektor.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com