Moderatorja Xhemi Shehu gjithmonë është munduar ta mbajë sa më larg syrit të mediave jetën e saj private.
Në llogarinë e saj në Instagram, kemi parë herë pas here foto të Xhemit me dy djemtë, të cilët i ngjasojnë shumë mamasë së tyre.
Madje, moderatorja e cila kurrë s’ka ndarë një foto të bashkëshortit të saj, e ka bërë “zemrën gur” së fundmi.
Në një postim në InstaStory, Xhemi ka treguar se e ka kaluar ditën me familjen dhe nga larg ka fotografuar bashkëshortin e saj.
Ai shfaqet duke ecur krah njërit prej djemve të tyre, teksa shijojnë së bashku kohën e familjes.
Partneri i Xhemit quhet Ervis Sula dhe është administrator i një shtypshkronje në Tiranë.
Biznesmeni është shfaqur shumë rrallë përkrah prezantueses në publik, e fotot e të dyve bashkë numërohen me gishtat e të njëjtës dorë.