Loading...

Setin më të bukur fotografik të kësaj vjeshte na e dhuroi Miriami me të birin

Këngëtarja e njohur Miriam Cani duket se po shijon periudhën më të mirë në jetë, në praninë e dy fëmijëve të saj, Ameli dhe Duam si dhe bashkëshortit Alban Skënderaj.

Këtë vjeshtë, Miriami ka realizuar një set fotografish me të birin, ndër më të adhurueshmit që mund të dëshiroj një nënë.

Deri më tani fotografitë dhe momentet e publikuara kanë në fokus vetëm Miriamin dhe Duamin, teksa askund nuk shihet Ameli apo Albani.

Një kujtim nënë e bir vetëm për ata dy, i cili po qarkullon këto ditë në rrjetet sociale.

Në fotogaleri iu sjellim disa nga momentet e ndara nga këngëtarja.

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, janë prindër të vajzës 5-vjeçare Ameli dhe të djalit të vogël Duam, i ardhur në jetë në muajin janar. /noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com