Loading...

Rama i kthen përgjigje refugjates: ‘A do ketë ndonjëherë meritokraci në Shqipëri për të rinjtë pasi mbarojnë universitetin të mund të punësohen lirisht dhe në bazë të meritave që ato kanë’

Janë të shumtë shqiptarët, të cilët punojnë jashtë vendit dhe ngenë shqetësimin për situatën aktuale në Shqipëri.

Një vajzë shqiptare në emigrim i ka dërguar një videomesazh kryeministrit Edi Rama, me shqetësimin se a do të vendoset meritokracia për punësimin e të rinjve në Shqipëri.

Ajo tha se është një ndër mijëra të rinjtë që kanë ikur nga vendi për një jetë më të mirë.

Rama pranoi se pas 7 vite qeverisjeje, ka ende shumë punë për të bërë, mësuesit, mjekët e infermierët tashmë punësohen në bazë të vlerësimit dhe meritës, “jo partisë dhe krushqisë”.

“Unë jam një ndër ato mijëra të rinj që janë larguar jashtë Shqipërisë për një jetë më të mirë, a do ketë ndonjëherë meritokraci në Shqipëri për të rinjtë pasi mbarojnë universitetin të mund të punësohen lirisht dhe në bazë të meritave që ato kanë?”, – i tha emigrantja kryeministrit.

“Xhan, në fakt kjo që ti pyet po ndodh në Shqipëri, jo sot por prej disa vitesh. Administrata jonë publike është një sistem i certifikuar dhe nga KE, sistem i besueshëm konkurimi dhe meritokracie për të gjitha ato vende vakante ku kushdo që përmbush kriteret ftohet për të konkurrojë”, – u përgjigj Rama.

Në vitin 2013 Rama erdhi në pushtet me premtimin se do të bëj gjithçka për njerëzit e zakonshëm, por akuzohet sot për koncesione dhe favore ndaj oligarkëve.

“Sot jemi në vazhdim të aplikimit të një programi të ri për të gjithë ekselentët që drejtpërdrejt mund të punojnë në administratën publike vetëm në bazë të vlerësimit që kanë marrë nga universiteti”, – tha Rama.

“Ka ende shumë për të bërë për ta vendosur meritën në themelet e rekrutimeve në shtetin shqiptarë por hapat e bërë janë të jashtëzakonshëm në krahasim me disa vite më parë”.

“Këtu kam parasysh dhe mësuesit, që prej shumë vitesh tanimë hyjnë në punë vetem përmes konkursit dhe platformës digjitale, mjekët e infermierët nuk rekrutohen më sipas partisë, krushqisë e xhepit, por përsëris dhe shumë ka për të bërë” – u shpreh kryeministri, duke qenë i bindur se është bërë më mirë në qeverisjen socialiste, ndonëse pranoi se ka ende shumë për të bërë.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com