Qumështi është ushqimi i parë që konsumojmë kur lindim.
Teksa foshnjat e kanë të domosdoshëm për t’u rritur, kjo nuk vlen njëlloj për të rriturit, pasi një numër i madh njerëzish ka filluar të zhvillojë intolerancën ndaj laktozës, e cila gjendet në qumësht. Nëse eliminoni produktet e qumështit, do t’i vëreni disa ndryshime.
Nuk do të keni probleme me stomakun, si për shembull dhembje, fryrje dhe gazra. Kur trupi vështirë e përballon laktozën, në zorrë krijohen thartira dhe gazra, gjë që shkakton dhimbje dhe fryerje. Kur e ndërprisni konsumimin e produkteve të qumështit, këto probleme në tërësi do të zhduken.
Po ka dhe një të mirë tjetër, pasi do të humbni disa kilogramë. Laktoza është sheqer, ndërkaq sheqeri i kontribuon shtimit të peshës së trupit.
Kur eliminoni produktet e qumështit nga ushqimi, kjo do të thotë që futja e sheqerit në organizëm do të zvogëlohet, prandaj ky është hapi i parë drejt humbjes së peshës trupore.
Edhe organi tretës do të punojë për mrekulli. Intoleranca ndaj laktozës shton sasinë e ujit në zorrë, gjë që çon deri në pengesa në tretje, deri në shfaqjen e diarresë apo madje edhe në kapsllëk.
Kur ndërprisni konsumimin e këtij ushqimi, jashtëqitja brenda një kohe shumë të shkurtër do të normalizohet.
Ndikim do ketë dhe në pamjen tuaj. Lëkura do të jetë me shëndetshme dhe më e pastër.
Trupi eliminon mbetjet dhe toksinën në tri mënyra: me urinim, nëpërmjet jashtëqitjes dhe nëpërmjet poreve. Ndjeshmëria ndaj produkteve të qumështit mund të manifestohet edhe në lëkurë, në formën e pikave të zeza, akneve, sukrepit, madje edhe ekzemës./NOA.al