Loading...

Përplasen nga treni, humbin jetën dy vëllezër shiptarë në Gjermani

Dy vëllezër shqiptarë nga Kosova kanë humbur jetën tr agjikisht në Gjermani pasi u përplasën nga treni.

Ata janë të moshës 13 dhe 17 vjeç, nga qyteti i Dreçanit.

Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Bavari, në periferi të Landshut.

Vëllezërit u goditën nga një tren ndërsa përpiqeshin të mbërrinin në stacionin e trenit.

Sipas mediave gjermane, vëllezërit ishin ndarë nga një grup shokësh dhe nisën të kalonin shinat për të shkurtuar rrugën në stacionin hekurudhor ku donin të prisnin trenin për të shkuar në shkollë.

Por fatkeqësisht, ata nuk e panë trenin që vinte nga drejtimi tjetër. Lajmi është përcjellë përmes rrjeteve sociale edhe nga Behgjet Pacolli.

“Këtë mëngjes, ajo që nuk guxon të ndodhë ndodhi, dy vëllezër nga Deçani, 13 dhe 17 vjeç, u përplasën për vd ekje nga treni në Bruckberg të Gjermanisë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, të afërmve dhe miqëve të tyre. Një tragjedi jashtëzakonisht e rëndë! Familjes Zoti ua shtoftë sabrin”, shkruan ai. /k.k/noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com