Përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve të Ballshit, të cilët ndodhen në ditën e pestë të Grevës së urisë.
Njëri prej tyre, është dërguar në spital në gjendje të rënduar shëndetësore prej mungesës së ushqimit.
Bëhet fjalë për Aleksandër Meidanin, i cili është dërguar me urgjencë në spital, për shkak të komplikacioneve shëndetësore.
Lidhur me grevën e nisur nga naftëtarët, nga ana e qeverisë deri më tani nuk ka asnjë reagim.
Naftëtarët pretendojnë se kanë disa muaj, deri në mbi një vit rroga pa marrë, duke thënë se kanë mbetur në mes të rrugës dhe puna është ndërprerë dhe se pavarësisht protestës në Tiranë, askush nuk i priti
Janë rreth 800 punëtorë të mbetur pa punë pas mbylljes së rafinerisë së naftës, që administrohet nga “Tosk Energji”.