Olti Curri ka befasuar me mendimet e tij për Rozana Radin dhe Ilda Bejlerin. Sidoemos për Rozana Radin, qëndrimin ndaj së cilës e ka zbutur, duke ia atribuar “sëmundjen mendore” edhe vetes.
Nga emisioni “Maskat” ku iu dha një dënim për të treguar dy anët pozitive dhe negative të këngëtares dhe moderatores, blogeri e konsideroi Rozana Radin “një të sëmurë mendore si vetë ai”, ndërsa për moderatoren Ilda Bejleri u shpreh se “është nevrike dhe se bashkë zihen për persona të tretë”.
Fillimisht ai dha mendimin e për Ilda Bejlerin.
“Ka shumë humor dhe është shumë e bukur live. Duke punuar në shoëbizz kemi zhgënjimin se nuk duken si në ekran. Por Ilda është shumë e këndshme. Është shumë nevrike dhe sa herë kemi pasur debate bashkë i kemi pasur për persona të tretë dhe jo për njëri-tjetrin, jemi pajtuar dje,”– tha Olti Curri.
Për Rozana Radin u shpreh: “Është njëlloj si unë e sëmurë nga mendtë. Është e nxituar, shpeshherë është e nxituar edhe kur bën mirë, edhe kur bën keq, këtë e ka të keqe për mendimin tim. Merr shumë zjarr. E mira e saj është që nuk i harron miqtë kurrë, ka një super ndjeshmëri. Edhe nëse takohesh vonë me Rozin raporti fillon aty ku e ke lënë dhe e dyta është që i do shumë kafshët. I vlerësoj shumë njerëzit që i duan kafshët dhe i mbajnë”, – tha Olti Curri.
As Ilda Bejleri dhe as Rozana Radi nuk kanë reaguar deri tani lidhur me mendimin e tij, për ta.
/NOA.al