Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me nisjen e hetimit disiplinor ndaj gjyqtarit Markeljan Kuqo.
Ky i fundit liroi nga qelia Gerti Gjinarari, i dënuar me bu rgim të përjetshëm.
“Përshëndes Inspektorin e Lartë të Drejtësisë për kallzimin e një të paudhi me çyrk gjykatësi që ka sfiduar hapur drejtësinë dhe popullin, duke liruar një të dënuar me burgim të përjetshëm!
Më në fund një hap i vonuar në rrugën e duhur të vendosjes së drejtësisë në drejtësi”, ka shkruar Rama në Tuiter.
Gjinarari rezulton i dënuar me b urgim të përjetshëm për vr asjen e të konsideruarit i forti i Tiranës, Naim Zyberit, në vitin 1997 në Itali.
Ai u dënua me burgim të përjetshëm në Itali, por me sjelljen e dosjes në Shqipëri ai kërkoi gjykim të shkurtuar, duke pranuar të gjitha aktet e akuzës, çka e çon dënimin përjetë në 25 vite b urg.
Një procedurë kjo e ndryshuar vitet e fundit, ku tashmë ndalohet gjykimi i shkurtuar për vepra të rënda penale, veçanërisht për vendime me bu rgim të përjetshëm.
Gjykata e Korçës, kryesuar nga kryetari Markelian Kuqo vendosi të pranojë kërkesën e Gjinararit për lirim me kusht, një vendim i marrë më 14 shkurt të vitit të kaluar. /noa.al/