Një makinë ka marrë f lakë në ecje e sipër në periferi të Tiranës. Ngjarja është shënuar rreth orës 12:10, në fshatin Ibë.
Si pasojë e një defekti teknik në pjesën e motorit, ka marrë flake në lëvizje mjeti me drejtues shtetasin T.Xh., ku ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /noa.al