Loading...

‘Maska për tu mbrojtur në mjedise të mbyllura ose në vende me turma njerëzish po, duhet të jetë me detyrim, por jo gjithandej e jo për të pamundurit’

Me një dalje në Facebook ashtu si tre muajt e parë të pandemisë Covid-19, kryeministri Edi Rama, këtë radhë bashkë me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, shpallën një tjetër akt normativ. Me dy fjalë: Maskë kudo jashtë shtëpisë.

Asnjë sqarim tjetër. Asnjë informacion si, qysh, sa dhe pse.

Por qeveritarët u kujdesën të thonë se maskën mund ta heqësh lirisht në kafe dhe restorant.

Por askund tjetër!

A kemi këtu një situatë paradoksale? A po rrezikojmë disa njerëz me këtë shpallje?
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, pohon se për disa njerëz, mbajtja kudo e maskës është si një dënim me vdekje për ta.

“Për mua personalisht, si pacient kronik mushkërish, mbajtja e maskës pa ndalim në mjedise të hapura është e barabartë me dënim me vdekje”, thotë Manjani dhe shpjegon:

“Kur dal në mjedise të hapura përpiqet ti zgjedh që të siguroj ventilim maksimal mushkërive. Ndaj vendosja e një maske ma komplikon ndjeshëm këtë proçes të domosdoshëm natyral.

E ruaj veten sa më ska! Kam vite i mësuar me idenë e ruajtjes së vetes nga ndotja dhe virozat”.
Manjani pohon se nuk ka ndërmend ta zbatojë urdhrin qeveritar: “Është afër mendsh të mendoj që policët apo qeveria e do shëndetin tim më shumë sesa unë vetë.

Ndaj nuk kam ndërmend të vdes nga një vendim administrativ i shtetit, që më ndalon të ventiloj mushkëritë e sëmura me ajër të pastër!

Maskën e mbaj rregullisht në mjedise të mbyllura dhe në vende ku ka tubime njerëzish, por nëse urdhërohem ta mbaj gjithmonë praktikisht ky urdhër është dënim kundër shëndetit e jetës sime.

Nuk jam revolucionar, as bëj thirrje për revolucion. Por maskë në ajër të pastër nuk mund të mbaj! Thjesht e kam të pamundur.”

Ish deputeti dhe ekspert i njohur juridik, ka dhe një paqartësi: “Njëkohësisht, nuk e kuptoj pse duhet të mbajnë maskë ata që e kanë kaluar virusin?! Ata as japin e as marrin më virus.”

Ndaj ai këshillon ata që bëjnë rregulla e ata që i zbatojnë, që të kuptojnë se jo të gjithë njerëzit janë të mundur ti zbatojnë ato.

“E përsëris: maska për tu mbrojtur në mjedise të mbyllura ose në vende me turma njerëzish po, duhet të jetë me detyrim, por jo gjithandej e jo për të pamundurit.” /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com