Loading...

Gjyqtarja e akuzuar për ko rrupsion, përplasje me po licinë para dhe pas seancës

Edhe në Gjykatën e Apelit të Posaçëm nuk u ndryshuan masat e sigurisë për 5 të arr estuarit e dosjes së ko rrupsionit ku është e përfshirë gjyqtarja e komanduar e Korçës Mimoza Margjekaj.

Para seancës, por edhe pas, gjyqtarja u revoltua pasi gjykimi nuk u lejua të zhvillohej me praninë e mediave.

Margjekaj këmbëngul se akuzat për marrjen e 6 mijë eurove për të nxjerrë nga bu rgu një person janë politike për shkak të një vendimi që ajo dha për mos pranimin si fitues së krybashkiakes së Durrësit në zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Avokatët mbrojtës thanë se do të çojnë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin që u dha, por zvarritje do të ketë u shprehën ata edhe për shkak të mosfunksionimit të kësaj gjykate.

Gjyqtarja Margjekaj do të qëndrojë me arr est në shtëpi ndërsa bashkëshorti i saj, Arben Cara i akuzuar si sekseri që ndërmjetësoi marrjen e ryshfetit 6 mijë euro për të liruar një të arr estuar për trafik kl andestinësh, do të qëndrojë me arr est në b urg.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com