Loading...

Debate dhe akuza mes deputetit Maliqi dhe ministrit të brendshëm Lleshaj: ‘Uroj të mos kesh fatin e Saimir Tahirit’

Debate dhe akuza të ndërsjellta mes deputetit Lefter Maliqi dhe ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj.

I thirrur në interprelancë pikërisht nga deputeti i opozitës, Lleshaj nuk ka kursyer akuzat ndaj Maliqit duke i kujtuar se është larguar dy herë nga Policia e Shtetit.

“U mundova të shënoj çfarë the por e vështirë të të kap. Nuk ke një linjë! Je aq kreativ sa nuk kapesh dot. Nga makina te kanabisi, te Rrësheni, te ku e di unë se çfarë. Meqë ma përmende Rrëshenin, besoj se e njeh mire.

Ke shërbyer ca kohë atje, të palavdishme! Uroj që historisë e Rrëshenit të mos bëhen asnjëherë publike sepse do t’ju frenojnë daljen në këtë foltore nëse do të dihen ashtu siç I di unë” – tha Sandër Lleshaj.

Dhe meqë ra fjala te Vetingu, ju si punonjës keni një fat të madh, keni mundësinë të përfitoni një veting gratis. Mund të bëjnë vetingun dhe mund të certifikohen për t’ju thënë shqiptarëve kush jemi. Se the do flasim personalisht. E keni këtë mundësi dhe ju ftoj ta bëni këtë veting në mënyrë që ti tregoni shqiptarëve pse jeni larguar dy here nga policia e shtetit”.

Ndërkohë e menjëhershme ka qenë replica e deputetit Maliqi.

“Një me syze nuk e mposht dot atë që i ka sytë pishë si shqiponjë. Zoti ministër, në Mirëditë, meqë ma thatë. Po, është e vërtetë që jam kërcënuar nga Agim Pepa dhe e kam arrestuar në bashkëpunim me forcat e policisë së Lezhës. Agim Pepa që vrau komisar Malushin dhe që bashkëpunonte me drejtuesit e policisë dhe që sot është me burgim të përjetshëm” – tha Lefter Maliqi .

“Jam larguar nga Policia e Shtetit dy here pasi kam denoncuar një drejtor të lidhur mafian dhe krimin dhe u dënua 7 vjet. Me kërkesën time, jam larguar në 2005 se iu futa politikës. Kur të duash, herës tjetër, ti sjell të dy shkresat”.

“Zoti ministër, jeni mirë! Rrini urtë! Ishalla ju mbajnë. Ju ka prishur karrikja shumë. Nuk po merrem me ato të tuat kur ke qenë komandant regjimenti dhe u ke dhënë tre vëllezërve tuaj 3 reparte ushtarake, I ke privatizuar. Apo për ndonjë shtëpi në Lalëz…

Ndonjë drejtues aty ta ka marrë peng në makinë ai Agim Pepa. Rri urtë se nuk je i zoti të drejtosh as Rrëshenin, as Lezhën, as ministrinë. Nuk të pyet as drejtori io përgjithshëm. Nuk të pyet as Sekretari I Përgjithshëm, madje po ti heqin.

Të ka mbajtur një ministër kukull dhe po të përdor. Uroj të mos kesh fatin e Saimir Tahirit”.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com