Para dy ditësh, moderatorja e dashur për publikun Arbana Osmani solli në jetë djalin e saj të dytë të quajtur Diell.
Lajmin e bëri publik, partneri i saj Eduard Grishaj, i cili publikoi një foto në rrjete sociale ku shfaqej me vogëlushin e sapoardhur në jetë.
Pas këtij lajmi, shumë urime vërshuan në llogarinë e Arbanës, por nuk munguan as dhuratat.
Pak më parë Arbana ka postuar një foto në Instagram, ku tregon një byzylyk me diell, të cilin siç duket ia ka bërë dhuratë mikesha e saj e ngushtë Xhemi Shehu.