Aventura e Robinjos tek Santos zgjati vetëm një javë. Ish-sulmuesi i Real Madrid dhe Milan i cili u rikthye tek Santos, klub ku i cili u rrit dhe më pas kaloi tek Real Madrid, kishte pranuar një pagë prej 230 eurosh në muaj.
Sulmuesi brazilian u kushtëzua të ndërpriste kontratën për arsye se u dënua me 9 vite burg për abuzim seksual në Itali me një shtetase me origjinë shqiptare në vitin 2013 kur u aktivizonte në radhët e klubit të Milanit.
Nuk munguan as përshëndetjet për tifozat për sulmuesin 36-vjeçar: ʺGjithmonë kam dëshiruar të ndihmoj Santosin, por në këtë mënyrë prezenca ime ishte një problem, ishte më mirë të largohesha dhe të përqendrohem në çështjen time”, përfundon Robinjo.
Sakaq ka ndërhyrë dhe ministrja braziliane për të Drejtat e Njeriut, Damaresh Alvesh i cili ka hedhur deklarata të forta për sulmuesin brazilian:
ʺBurg menjëherë! Nuk kam fjalë të tjera për të shtuar”.
Ka akoma dhe një apelim por për çfarë nevojitet kur kemi përpara një përdhunues. Asnjë përdhunues nuk mund të duartrokitet. Flasim për një krim ku agresori nuk meriton asnjë konsideratë.
Nuk do të bëjmë asnjë tolerim meqë është një futbollist. Duhet menjëherë të vuajë dënimin ose këtu në Brazil ose në Itali” , përfundon fjalën Ministrja braziliae e të Drejtave të Njeriut, Damaresh Alvesh.
/NOA.al