Loading...

Ak sident i rëndë në Itali, përfshihen 4 të rinj shqiptarë, njëri humb jetën

Një djalë i ri shqiptar humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën në një ak sident rrugor që ndodhi natën duke gdhirë dita e sotme në Chiari, rajonin Breshia të Italisë.

Mediat lokale raportuan sot se një makinë ku po udhëtonin 4 të rinj shqiptarë, të moshës 19-20 vjeç, ka humbur drejtimin në rrethana ende të paqarta duke u përplasur me një pemë.

Vi ktima është identifikuar si Klajdi Hallulli dhe ka qenë duke drejtuar mjetin. Ai nuk i ka mbijetuar pl agëve të marra dhe ka humbur jetën në spital.

Ndërkohë tre të rinjtë e tjerë kanë mbetur të pl agosur, por një prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ndërsa 2 të tjerët kanë marrë lëndime më të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com