Xhensila Pere tregon se ka takuar Gabriel Garkon 5 vite më parë: E kuptova që ishte g ay
Për aktorin italian ka folur edhe Xhensila Pere në intervistën e fundit në “Radion NRG“.
Shkak për bisedën në lidhje me Garko-n u bë fotoja që ajo kishte postuar në Instagram-in e saj, ku shfaqej së bashku me aktorin dhe shprehej sigurisht e mërzitur nga lajmi i fundit, megjithatë ish-Missi tha se nuk ishte e surprizuar.
Kjo pasi në eventin ku Garko kishte qenë prezent 5 vite më parë, ceremoninë e “Miss Albania 2015,” ku Pere edhe e takoi, tha se kuptohej që nuk ishte i interesuar për vajzat.
Xhensila rrëfen se atë mbrëmje ishin të shumta vajzat që donin ta takonin, madje shënuan emrin në një listë të gjatë për të qenë të pranishme në darkën ku ai do të ishte pjesë, por ajo vetë nuk kishte pranuar të shkonte.
Arsyeja? Sepse ishte shumë e zhgënjyer jo vetëm nga fakti që atij nuk i interesonin vajzat, por edhe pse nuk i kishte dhënë eventit dhe Shqipërisë rëndësinë e duhur. Pere tregon se ndër të tjera ai kishte ardhur me një veshje aspak të përshtatshme, me të cilën në jetën e tij të përditshme “nuk shkon as të blejë bukë”.
Për të dëgjuar të plotë përshtypjet e Xhensilës në lidhje me italianin dhe se si e kishte kuptuar orientimin e tij seksual disa vite më parë, por edhe për të rejat nga jeta e saj profesionale e personale, shihni videon e mëposhtme:
Aktori i njohur italian, Gabriel Garko deklaroi para pak ditësh hapur se është gay.
Ai e rrëfeu vetë këtë gjë para miliona shikuesve të “Grand Fratello VIP”.
Ai zgjodhi të mos e fshehë më homoseksualitetin e tij dhe me një letër drejtuar ish-të dashurës, Adua Del Vesco.
Garko nuk e shqiptoi fjalinë “Unë jam gay”, por e la të nënkuptohet.
“Adua vendosa të të shkruaj një letër. Unë e di që disa gjëra që do të them do të jenë surprizë. Të dy së bashku jetuam një përrallë të bukur, të bukur, por një përrallë. Në përralla ka nga ata që i shkruajnë dhe nga ata që i interpretojnë dhe nuk e di kush argëtohet më shumë. A je kënaqur? As unë… A të kujtohet kur në Sanremo të thashë se doja të bëja gjërat e mia, atje fillova të jetoj, thashë moshën time të vërtetë, gjeta fëmijën brenda meje. Që atëherë nuk kam qenë në gjendje të mbaj maskë… Ne jetuam një përrallë të bukur dhe unë do ta jetoja njëmijë herë. Por tani do të doja të jetoj jetën time. Me ty si mik. Ekziston edhe një përrallë tjetër që unë e kam jetuar vetëm dhe që shumë e quajnë sekret.”-/noa.al/