Loading...

Tu mori i vret premtimin volejbollistes 18 vjeçare në vetëm pak muaj

Angelica Abate ishte vetëm 18 vjeçe. Ajo ishte një volejbolliste shumë premtuese me një karrierë dhe jetën përpara.

Por kjo e ardhme e ndritur i është ndërprerë asaj, pasi ndoshta fati nuk donte që ajo të jetonte.

Një tumor në tru i mori jetën vajzës së re siciliane.

Tetëmbëdhjetë vjeçarja u përball me një formë shumë të rallë të tumorit, në tru.

Mjekët e zbuluan atë në shkurt, ndërsa Angelica menjëherë tregoi qëndrueshmëri dhe vullnet për përballimin e sëmundjes së rrallë.

Ajo dëshironte të luftonte me të keqen, që e kishte goditur.

Familja e Angelica filloi të mbledhë fonde për shpëtimin e saj.

Angelica duhet t’i nënshtrohej operacioneve shumë delikate dhe të shtrenjta në Gjermani, duke qëndruar me shpresë, për jetën.

Më shumë se 100 mijë euro u mblodhën në vetëm 3 ditë dhe Angelica arriti t’i nënshtrohet operacioneve, në Itali dhe më pas jashtë, si dhe terapive pasuese.

Por situata mbeti kritike, efektet nuk ishin ashtu siç pritej.

Vëllai i saj Carmelo Abate tha: Ndonjëherë ndodhin mrekulli dhe për këtë ne kemi nevojë për ndihmën e të gjithëve. Fatkeqësisht, epilogu i kësaj historie ishte më tragjiku. Angelica nuk ia doli.

Angelica ishte nga Roccalumera (Messina).

Ajo kishte dëshirë shpërthyese për të jetuar jetën tipike të moshës së saj, dhe e tregoi atë përmes pasioneve të saj të shumta.

Ajo pëlqente të luante volejboll, të këndonte, të shkruante dhe ishte një lexuese e rregullt.

Komuna e Roccalumera dhe qyteti kanë mbajtur zi pas njoftimit të familjes: Angelica jonë e mrekullueshme u largua përgjithmonë natën e kaluar.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com