Loading...

Tre tërmete lëkundin Greqinë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Greqi, rreth 100 kilometra larg Selanikut, u regjistrua një tërmet 5.2 ballë.

Në të njëjtën epiqendër ranë sot edhe dy tërmete të tjerë, përkatësisht 4.2 para dy orëve dhe 4.1 para 40 minutave.

Sipas të dhënave, epiqendra e lëkundjeve ishte 22 kilometra në jugperëndim të malit Athos, ndërsa momenti i lëkundjes së fortë është regjistruar edhe nga kamerat brenda një kishe në Karyes.

Mediat greke raportuan se lëkundjet ishin të forta por zgjatën shumë pak.

Sakaq, pas tij pasuan tërmete të tjera me magnitude më të ulët 3.9 në 2:09 të mëngjesit, me të njëjtën epiqendër, fatmirësisht pa shkaktuar dëme material.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com