Të shtënat ndaj po licisë së Elbasanit të shënuara mesditën e sotme, vijojnë pavarësisht thirrjeve për dorëzim.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se dy kalimtarë të rastit kanë mbetur të plagosur lehtë në kohën që i dyshuari, ka qëlluar ndaj po licisë.
Të pl agosurit janë dy të rinj Adenauer Kondraxhiu dhe Ledio Saraçi.
Forcat e po licisë janë pozicionuar dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe vijojnë ti bëjnë thirrje të dyshuarit që të dorëzohet.
Banesa është rrethuar nga forcat “Shqiponja” dhe në ndihme po mbërrijnë forcat RENEA dhe FNSH
Policia u njoftua mesditën e sotme për një konflikt në familje dhe në momentin që ka mbërritur në vendin e ngjarjes është përballur me të shtëna.
Ngjarja po ndodh në lagjen “11 Nëntori”, ku i dyshuari për të sh tënat është identifikuar si Lefter Zhidru, i cili është izoluar në një banesë dhe qëllon drejt po licisë duke bërë rezistencë.
Nga ndërhyrja e po licisë është nxjerrë nga banesa një grua dhe një vajzë, të cilat dyshohet se janë gruaja dhe vajza e të dyshuarit.
Njoftimi i po licisë
Rreth orës 13:20, në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan shtetasja F. Zhidru, ka patur një konflikt me bashkëshortin e saj, shtetasin Lefter Zhidru, 71 vjeç, i cili në momentin që ka shkuar po licia është futur në banesë dhe ka qëlluar dhe vijon të qëllojë me a rmë z jarri kallash në drejtim të forcave të Po licisë.
Forcat Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme janë pozicionuar dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe vijojnë t’i bëjnë thirrje këtij shtetasi të dorëzohet, i cili vijon të bëjë rezistencë duke qëlluar vazhdimisht në drejtim të Policisë.
Si pasojë e të shtënave janë pl agosur jashtë rrezikut për jetën dy shtetas, Ledio Saraçi, 22 vjeç dhe Adenauer Kondraxhi, 21 vjeç, kalimtarë të rastit, në momentin që ky shtetas ka filluar të qëllonte me a rmë në drejtim të Policisë.
Në ndihmë të Po licisë lokale janë nisur menjëherë forcat e FNSH dhe të RENEA-s, për të bërë neutralizimin dhe kapjen e shtetasit që vijon të qëllojë me armë në drejtim të Po licisë.
I dyshuari Lefter Zhidru vijon të qëllojë me armë duke bërë rezistencë edhe pas thirrjeve të pandërprera të Po licisë.
Banesa nga e cila po qëllon i moshuari është e rrethuar dhe policia ka vendosur një perimetër të gjerë rrethimi, për të parandaluar dëmtimin e kalimtarëve të tjerë të rastit. /noa.al